Klosi në Voskopojë: Vëmendje grupeve të margjinalizuara

09/09/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është ndalur këtë të premte në Voskopojë, ku ka zhvilluar takimin e radhës me të rinjtë mbi të drejtat dhe integrimin e grupeve të margjinalizuara.

Gjatë bashkëbisedimit, Klosi prezantoi nismat e reja të qeverisë duke theksuar se çështja e të drejtave të njeriut kërkon vëmendje të veçantë.

Ai theksoi se, zgjidhja e këtij problemi është një nga programet e ministrisë së tij, i cili parashikon solidarizimin e të rinjve me nismat në shërbim të komunitetit dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut.

Më tej Klosi u ndal edhe në disa pika të rëndësishme të programit për të drejtat e njeriut, ku veçoi mbështetjen ndaj komunitetit rom dhe atij egjiptian.

Ai tha se, bëhet fjalë për një proces që ka filluar të hyjë në një fazë tjetër, duke qënë më të avantazhuar në zbatimin e Konventës për Komunitetet në krahasim me vendet e rajonit.

Top Channel