Parandalohet krimi, arrestohet i sëmuri mendor

09/09/2016 00:00

Një tjetër person me probleme të shëndetit mendor mund të kishte shkaktuar ndonjë ngjarje të rëndë, por fatmirësisht është arrestuar nga policia.

Gëzim Mustafaj, 47 vjeç nga fshati Gosë i Kavajës, ka kanosur dajën e tij dhe për disa ditë nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën, e cila kishte nevojë për ushqim dhe ilaçe, duke bërë që gjëndja e saj shëndetësore të rëndohej.

76-vjeçarja mësohet se është rezidente në Itali. Për arrestimin e djalit të saj, Gëzim Mustafaj, u angazhua edhe një grup i forave speciale RENEA, që negocioi rreth 4 orë për dorëzimin e tij.

Top Channel