Dervishaj merr detyrën, bën betimin në Presidencë

09/09/2016 00:00

Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj është betuar këtë të premte para presidentit të Republikës.

Lajmi bëhet i ditur në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga selia e Presidencës. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe zv.kryeministri Niko Peleshi.

Dervishaj u caktua në këtë detyrë pas dorëheqjes të dhënë nga Edmond Haxhinasto në fillim të muajit.

Sokol Dervishi njihet si person i afërt me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe deri tani ka mbajtur postin e shefit të kabinetit të tij.

Top Channel