Standardizimi i prodhimeve, nga 2014-ta kanë marrë certifikatat 68 ndërmarrje

09/09/2016 00:00

Qeveria Shqiptare ka vënë në mbështetje të biznesit një fond prej 112 milionë lekesh me qëllim zhvillimin e inovacionit dhe marrjen e certifikatave standartizuese ISO.

Që nga viti 2014 kanë pasur 68 ndërmarrje që kanë përfituar. Njëra prej tyre, që merret me prodhimin e produkteve të rezinës dhe plastikës në Shkozet të Durrësit, u vizitua nga Ministrija e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi.

“Ne kemi shpërndarë fonde për 68 kompani që nga viti 2014 dhe shuma që kanë përfituar gjithsej është 72 milionë lekë nga ky fond. Ministria do të vazhdojë mbështetjen, pasi biznesi shqiptar ka nevojë për rritjen e cilësisë së vetë për të qenë konkurrues në tregun perëndimor”, tha ministrja Ekonomi.

Fondi shqiptar i Konkurrueshmërisë ka si qëllim zhvillimin e  ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Skema e ndarjes së kostove është 70% nga fondi dhe  30% nga vete biznesi.

Top Channel