U deshën 13 vjet për të zgjidhur misterin, por përgjigja më në fund qëndron sot në memorialin e 11 shtatorit  në Nju Jork.

Që prej hapjes së tij, muzeu ka ekspozuar ndër të tjera fotografitë e tre zjarrfikësve që morën një flamur nga një jaht i ankoruar aty pranë dhe e ngritën mbi rrënojat e qendrës botërore të tregtisë. Flamuri u zhduk disa orë pas shkrepjes së atyre fotove dhe në vend të tij u vendos një tjetër, më i madh, i përshëndetur si “flamuri i pikës zero”. Drejtuesit e muzeut ranë në gjurmët e origjinalit vetëm në 2014-n me ndihmën e “History Channel”.

“Nuk është mënyrë e zakonshme veprimi për muzetë që të gjurmojnë objekte kur një program televiziv fokusohet në një send me vlerë të madhe historike dhe kulturore, e pastaj ai të dorëzohet nga një figurë misterioze 3.000 milje larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit përpara më shumë së një dekade. Por kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi me flamurin e vërtetë të pikës zero”, tha Alice Greenwald, drejtoreshë e memorialit të 11 shtatorit.

Disa ditë pas episodi i flamurit të zhdukur u transmetua në programin “Lost History”, një person i identifikuar thjesht si Brian ndaloi në një ndërtesë zjarrfikësish në Everet të Uashingtonit me një qese plastike në dorë, ku ndodhej flamuri i shumëkërkuar.

Brian, i cili sqaroi se ishte një ish-marins që kishte shërbyer në Irak, tha se donte ta kthente flamurin e marrë në 2007-n nga e veja e një viktime të 11 shtatorit. Pa dhënë informacione të mëtejshme, burri u zhduk. Për dy vjet rresht u punua për ekzaminimin e flamurit dhe pasi u vërtetua se ai ishte vërtet origjinali, iu dorëzua muzeut në Nju Jork.

Top Channel