Veshja e mëngjesit e Lady Gaga

09/09/2016 00:00

Ajo nuk bën pjesë tek femrat që sikletosen lehtë, madje shpesh e kemi parë të provokojë me veshje jo vetëm në videoklipe e skena ku ka dhënë koncerte, por edhe në rrugë gjatë shëtitjeve të zakonshme.

E tillë ishte edhe shfaqja e fundit e dhuruar nga Lady Gaga. Këngëtarja tërhoqi vëmendjen në Londër. 30-vjeçarja ofroi boll për kalimtarët dhe punonjësit e Radio 1 në Londër, kur në orët e hershme të mëngjesit u shfaq atje për një intervistë.

Ajo kishte zgjedhur një palë xhinse të shkurtra, shumë të shkurtra dhe një “braclet” që mezi i mbulonte asetet, shoqëruar me një palë këpucë stil ushtarak.

Lady Gaga ndodhet në Europë për të promovuar turin e radhës të saj, ndërsa së fundmi ka përfunduar edhe “Perfect Illusion”, këngën më të re të saj. 

FOTO GALERI
1/18

Top Channel