OSHEE dënon vrasjen e punonjësit në Rrëshen

09/09/2016 00:00

Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Rrëshenit, ku u ekzekutua Saimir Jaku, 33 vjeç, punonjës i kësaj kompanie.

Në reagim OSHEE thotë se dënon me forcë aktin kriminal dhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës.

“Saimir Jaku deri më datën 31 gusht ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njësisë së Tensionit të Lartë Veri. Sqarojmë se më datën 01 shtator 2016, ai është transferuar në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS / Dega Teknike, nga ku kryente detyrën normalisht deri në ditën e sotme”, thotë OSHEE.

Kompania ka reaguar edhe në lidhje me një deklaratë të deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e ka akuzuar viktimën si të dënuar më parë në Itali,
 
“Në lidhje me deklaratat e deputetit të PD-së, Sali Berisha, OSHEE kërkon të sqarojë gjithashtu se “dëshmia penale” lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe formulari i dekriminalizimit, plotësuar nga z.Jaku, tregojnë se punonjësi nuk është dënuar për vepra penale”, thuhet në reagim.

Top Channel