Me sytë nga Parisi, PSG tentoi të blinte Neymar

09/09/2016 00:00

Paris Saint-Germain ka qenë pranë blerjes së Neymar, madje duke dashur të paguajë klauzolën prej 190 milionë eurosh, si edhe një pagë vjetore prej 40 milionësh eurosh, për yllin e Barcelonës. Ky është një pohim i bërë në një transmetim televiziv në ESPN Brazil, nga agjenti i sulmuesit, Wagner Ribeiro.

Nga Parisi me shpejtësi erdhi përgënjeshtrimi, në faqen e së përditshmes l”Eqipe.  “Është krejt e pavërtetë”, shkruajnë parizienët. “Një pagë e tillë do ti kushtonte klubit të paktën 60 milionë euro në vit. Kjo është e turpshme. Neymar është përdorur për të rritur kuotat te Barcelona”, ishte përgjigja e klubit francez.

Por ndërkohë gazeta franceze ka zbuluar se ka patur në të vërtetë një tentativë për bindur Neymar që të transferohet në Paris, duke i dhënë atij staturën e zëvendësuesit të Ibrahimoviç, me një përfitim prej 20 milionë eurosh në sezon.

Por në fund, braziliani që ishte edhe në radarët e Manchester United, pranoi rinovimin me Barcelonën deri në vitin 2021 me një rritje tjetër të pagës.

Top Channel