Schmeichel e sheh ndryshe: Guardiola i mërzitshëm dhe me fat

09/09/2016 00:00

Që Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë, kjo është e kuptueshme, pasi jo më kot është më i paguari, ka më shumë trofe dhe një filozofi krejt origjinale për futbollin. Por jo të gjithë e pëlqejnë e japin opinione në favor të spanjollit, e një prej tyre është edhe ish-portieri i kombëtares daneze dhe i Manchester United, Peter Schmeichel.

Në vigjilje të derbit të Manchester-it, Schmeiche e ka portretizuar si të mërzitshëm dhe me fat në punën e tij Guardiola-n. “Te Bayern-u bëri shumë mirë për mua, por transformoi një skuadër shumë të mirë, në një skuadër të mërzitshme”, u shpreh Schmeiche.

“Ndryshoi stilin e lojës së shumë lojtarëve. Por rezultatet nuk mund të diskutohen dhe ajo që bëri te Barcelona ishte fantastike, edhe pse ishte me shumë fat dhe kishte në dispozicion futbollistët më të mirë për të vënë në jetë filozofinë e tij”.

Sipas Schmeiche, prioriteti i Guardiola-s, në krahasim me Alex Ferguson që dëshironte që të bënte një gol më shumë se kundërshtari, është qarkullimi i topit: ai kërkon ta mbajë topin sa më gjatë të jetë e mundur”, deklaroi Schmeichel.

Top Channel