Së fundmi përflitet për një romancë të mundshme mes pilotit të “Formula 1” Lewis Hamilton me modelen kanadeze Winnie Harlow pasi të dy ata nuk po ja ndanin sytë njëri-tjetrit këtë të martë në tapetin e kuq të sfilatës së modës në Londër.

Mbrëmjen e kaluar ata janë shfaqur në një festë në qytetin e Nju Jorkut. Fillimisht ata kanë ardhur të ndarë dhe duke injoruar disi njëri-tjetrin në sytë e publikut, por ndërkohë Winnië qëndronte vetëm dy hapa larg 31-vjeçarit.

Ata kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit, por kur kanë dalë nga festa ata janë larguar bashkë me të njëjtën makinë duke thelluar dyshimet e medias rozë dhe fansave akoma më tepër.

Miqtë e ngushtë me artisitët janë shprehur për “Daily Mail” se ata janë thjeshtë shokë, por në Hollywood, të gjithë e dinë se kjo gjë do të thotë më shumë.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel