Spanjë, treni del nga shinat, të paktën dy të vdekur

09/09/2016 00:00

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur pasi një tren ka dalë nga shinat në Galicia, në veri të Spanjës.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë personave të lënduar, ndërsa policia ka konfirmuar se shumë persona kanë mbetur të plagosur. Përplasja ndodhi pranë një stacioni në O Porrino, rreth orës 09:30 me orën lokale këtë mëngjes.

79 persona humbën jetën 3 vite më parë në fatkeqësinë më të madhe hekurudhore të dekadave të fundit në Spanjë kur një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat po në qytetin e Galicias.

Top Channel