1200 bileta për tifozët kuqezi në Liechtenstein

09/09/2016 00:00

1200 bileta për shqiptarët kundër Liechtenstein në sfidën Liechtenstein-Shqipëri me 6 tetor në Vaduz. Në një nga stadiumet më të vogla që Shqipëria ka luajtur ndonjëherë një ndeshje ndërkombëtare numri i shqiptarëve do jetë relativisht i lartë.

Federata Shqiptare e Futbollit pas negocionatave me homologët e Liechtensteinit ka arritur të sigurojë 1200 bileta për këtë sfida rreth 20% të stadiumit ndërkohë që rregullorja nuk parashikon më shumë se 5 përqind të kapacitetit.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga pala shqiptare që është e bindur se kërkesat për këtë sfidë ne qëndër të europës do jenë shumë të larta, shkruan Supersport.

FSHF është duke menduar që shumicën e biletave t’ia japë në dispozicion grupimit tifozat kuqezi ndërkohë që nga ana tjetër parashikohet që shumë shqiptarë që jetojnë ne Francë ose Gjermani të jenë të pranishëm në këtë sfidë.

Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë kundër Maqedonisë me rezultatin 2-1 ndërkohë që Liechtenstein humbi 8-0 në Spanjë dhe realisht objektivat e kësaj skuadre janë relativisht modeste.

Top Channel