Gjimshiti nis aventurën e re me Avellinon

09/09/2016 00:00

Pas dy ndeshjeve shumë të mira që zhvilloi me kombëtaren shqiptare ndaj Marokut dhe Maqedonisë, Berat Gjimshiti është gati për aventurën e tij të re.

Të mërkurën kuqeziu zhvillloi stërvitjen e tij të parë me Avellinon skuadrën e Serisë B ku do të luajë si i huazuar nga Atalanta deri në përfundim të këtij sezoni.

Te ekipi i drejtuar nga trajneri Domenico Toscano Gjimshiti do të ketë më shumë hapësira aktivizimi madje pritet të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Avellinos në sezonin e ri të  Serisë B.

Sipas asaj që raportojnë mediat që qëndrojnë pranë klubit bardhjeshil, 23- vjecari shqiptar tek i cili trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi beson shumë do ta nisë si titullarë sfidën e kësaj fundjave ndaj Trapanit.

Edhe pse ka vetëm pak kohë që i është bashkuar Avellinos në stërvitje trajneri Toscano e konsideron ish lojtarin e Zyrihut si një futbollist të pazëvendësueshëm për skemat e tij dhe prania e 23-vjecarit në formacionin titullar që në ndeshjen e rradhës as që vihet në diskutim.

Falë eksperiencës së fituar me kombëtaren shqiptare gjatë këtyre dy viteve të fundit, Gjimshiti pritet t’i japë më shumë siguri prapavijës së Avellinos.

Top Channel