Panik në Alpet franceze, 60 persona të bllokuar në teleferik

09/09/2016 00:00

Rreth 60 persona kanë mbetur të bllokuar në teleferik në malin Mont Blanc në alpet franceze.

Fillimisht ishin 110 persona të bllokuar, por me anë të helikopterëve u bë i mundur evakuimi i disa prej tyre.

Me rënien e natës operacioni u ndërpre për të rifilluar mëngjesin e së premtes.

Autoritetet franceze thonë se janë në kërkim të defektit që shënoi ngecjen e teleferikëve.

Po ashtu ekipeve franceze të shpëtimit u janë bashkuar ekipet italiane dhe zvicerane të cilat janë duke marrë pjesë në përpjekjet e shpëtimit.

Teleferikët u mundësojnë turistëve të shohin pamje panoramike të Mont Blanc.

Top Channel