Francë, theret polici gjatë arrestimit të 3 grave. Njëra plagoset

08/09/2016 00:00

Një efektiv policie është plagosur me thikë në Francë, gjatë një operacioni për të arrestuar 3 gra në lidhje me automjetin e gjetur pak ditë më parë me bombola gazi brenda tij, pranë Katedrales “Notre Dame”.

Njëra prej grave është plagosur, kur një tjetër polic hapi zjarr ndaj saj, teksa pa kolegun e tij të therej me thikë. Lajmi konfirmohet edhe nga ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.

Polici dhe gruaja e plagosur janë transportuar menjëherë për në spital. Automjeti “Peugeot 607” u gjet të mërkurën me dritat e bllokazhit të hapura dhe pa targa, sipas asaj që bëri të ditur policia.

Njëra prej bombolave të gazit, e cila u gjet përpara sediljes së përparme të pasagjerit, ishte e boshatisur, ndërsa nuk u gjet asnjë pajisje aktivizuese shpërthimi brenda automjetit.

Në nëntor, 130 persona humbën jetën në Paris pas një serie sulmesh terroriste të ndërmarra nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, e që prej atëherë vijon ende gjendja e emergjencës në Francë e shtyrë herë pas herë.

Top Channel