Shifrat e frikshme të Luis Suarez

08/09/2016 00:00

Luis Suarez ndaj skuadrës së Alaves do të luajë ndeshjen e tij të 100 me fanellën “blaugrana”. Uruguaiani në 99 takime me Barcelonën ka arritur të fitojë 80 prej tyre, të shënojë 88 gola dhe realizoi 43 asiste.

Shifra të jashtëzakonshme këto për një sulmues, i cili po tregon se shuma prej 85 milionë eurosh e pagur për të nga ana e drejtuesve të klubit katalanas ia ka vlejtur.
29-vjecari së bashku me Lionel Messin dhe brazilianin Neymar kanë formuar një treshe fantastike në repartin e avancuar.

Sezonin e kaluar ata arritën të realizonin 131 rrjeta. Numri nëntë është shumë i rëndësishëm për kampionët e Spanjës. Barcelona pa të në fushën e blertë numëron 11 humbje.

Gjatë kohës kur Suarez u transferua nga Liverpooli në drejtim të blaugranave, nuk ishin të paktë ata specialistë futbolli që mendonin se sulmuesi nuk do të ketë të njëjtën performacë si tek “The Reds”, por shifrat flasin të kundërtën.

Top Channel