SHBA, një i vrarë nga të shtënat në një shkollë të Teksasit

08/09/2016 00:00

Të paktën një person është vrarë gjatë të shtënave të kësaj të enjteje në një shkollë të mesme në qytetin Alpine në perëndim të Teksasit.

Lajmi raportohet nga kanali televiziv “Fox 24”, sipas të cilit personeli i Zyrë së Sherifave të qarkut Brewster ndodhet në vendngjarje.

Burime të policisë për “Reuters” thanë se “ka pasur një incident me të shtëna” në shkollën e mesme të qytetit Alpine, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Alpine High School”, e cila numëron rreth 280 nxënës, u evakuua menjëherë, ndërkohë që edhe shkollat e tjera përreth u mbyllën për arsye sigurie.

Sipas televizionit “KWES”, autori i të shtënave është ende në arrati, ndërkohë që raportime të tjera mediatike thonë se autorët mund të jenë dy. Nxënësit vet thanë se kishin dëgjuar dy apo 3 të shtëna.

Top Channel