Konflikti për Haxhin, pelegrinët dalin në mbrojtje të Arabisë Saudite

08/09/2016 00:00

Pelegrinët e mbërritur në Mekë nga e gjithë bota i kanë hedhur poshtë kritikat e Iranit mbi mënyrën sesi Arabia Saudite e menaxhon Haxhin.

Republika islamike kujtoi qindra personat që vdiqën vitin e kaluar, por mjaft të ardhur i kanë dalë në mbrojtje vendit mikpritës të njërit prej eventeve më të rëndësishëm të kalendarit mysliman.

“Jo, unë nuk i mbështes kritikat e Iranit sepse nuk gjej asnjë të vërtetë në to. Autoritetet këtu marrin masa dhe sigurohen që çdo Haxh të zhvillohet në një mënyrë të caktuar, që njerëzit të ecin aty ku duhet. Ka mjaft komunikim dhe shumë ekipe policore rreth e rrotull. Padyshim që janë përpjekur shumë të akomodojnë një numër kaq të madh njerëzish”, tha Farhan Zubayri, pelegrin nga India.

“E di që flitet shumë për këtë gjë, por unë si egjiptian dua që Arabia Saudite të jetë numri një në Islam, të jetë burim legjislacioni e madhe edhe burim i pushimeve zyrtare”, tha  Tariq al Hafi, pelegrin nga Egjipti.

“Organizimi është shumë i mirë, përfshirë këtu sigurinë dhe shërbimin nepër hotele”, shprehet Sahwish al Arbani, pelegrin algjerian.

Myslimanët kanë vërshuar në Mekë për pelegrinazhin që nis të premten. Eventi i konsideruar një nga pesë shtyllat e Islamit është i përmasave të tilla që kapërcen dhe mundësitë e Mekës, ku për këtë ritual mbërrijnë përvit rreth 3 milionë vetë.

Top Channel