Ekstradohet nga Italia i kërkuari për trafik droge

08/09/2016 00:00

Agjentët e Interpolit në Milano të Italisë kanë realizuar këtë të enjte ekstradimin drejt Shqipërisë të një shtetasi shqiptar, të akuzuar për trafik droge.

Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, në Tiranë ka mbërritur shtetasi Flori Hysaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fier.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi dhjetorin e vitit të kaluar Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Top Channel