Greqi, nis në Rodos ministeriali për Sigurinë dhe Stabilitetin

08/09/2016 00:00

Në ishullin grek të Rodosit fillon sot punimet ministeriali dyditor për Sigurinë dhe Stabilitetin, i organizuar me nismë të Ministrisë së Jashtme greke.

Në këtë event marrin pjesë përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të BE, vendeve ballkanase dhe atyre arabe.

Temat kryesore të takimit, ku Shqipëria përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, janë sfidat e sigurisë rajonale e më gjerë në Mesdheun lindor, deri në Lindjen e Mesme.

Konkretisht, palët do të fokusohen tek koordinimi i përpjekjeve për t’i dhënë zgjidhje fenomenit të emigracionit, që vjen nga vendet e Ballkanit dhe sidomos nga ato të Afrikës Veriore.

Greqia, e cila në vitet e fundit ka qenë porta hyrëse kryesore e refugjatëve nga vendet e përfshira nga luftërat, synon që ky ministerial të kthehet në një institucion të përhershëm dialogu dhe bashkëpunimi, për t’u dhënë zgjidhje problemeve të cilat sa vijnë e bëhen më të vështira e që kërkojnë përgjigje kolektive.

Top Channel