Befason Ronaldinho: Pas futbollit në muzikë

08/09/2016 00:00

Ronaldinho është i vendosur të luajë futboll edhe për një vit, ndërsa më pas do t’i përkushtohet një tjetër pasioni të tij, muzikës.

“Tani jam i vjetër, me 36 vite mbi supe, por kërkroj të kuptoj se si duhet ta mbyll karrierën time. Kam shumë projekte që lidhen me futbollin dhe me muzikën”, tha Ronaldinho.

Për 12 muajt e ardhshëm, Ronaldinho duhet të gjejë skuadrën e përshtatshme për ta mbyllur në mënyrën e duhur karrierën si futbollist. Pasi u largua nga Fluminense, ish-futbollisti i PSG, Milanit, Flamengos, Gremios, Atletico Mineiros dhe Qeretaros, prej muajsh është pa një klub.

Për momentin ende nuk e ka të qartë se cili do të jetë stacioni i fundit i karrierës së tij, por sigurisht para se të varë këpucët në gozhdë nuk do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur një skuadër të përshtatshme që do t’i japë mundësi të sfidojë për herë të fundit si një “superstar”. Më pas e presin projektet ambicioze në muzike. Yll në futboll, por edhe në skenë, Ronaldonho mbetet unik në llojin e tij.

Top Channel