“Basic Instinct” në parlamentin britanik (VIDEO)

08/09/2016 00:00

Deputetja Lucy Frazer pati një moment të pakëndshëm në parlamentin britanik në momentin që Kryeministrja Theresa May po mbante një fjalim, ku vlerësoi sportistët britanikë të Lojërave Olimpike.

Deputetja e Kembrixhshajërit Juglindor qëndronte e ulur pas Kryeministres, ndërsa në një moment kryeqëzoi këmbët.

Ky ishte një moment që nuk mund të kalonte pa komente në “Twitter”. Përdoruesit e rrjetit social reaguan menjëherë duke shkruar se Lucy pati një moment si Sharon Ston në filmin “Basic Instinct”.

 “Lucy Frazer, në audicionin e deputeteve për ‘Basic Instinct 3’”, shkroi dikush në rrjetin social.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel