Makina del nga rruga; vdes pasagjeri

08/09/2016 08:10

Në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”, një mjet, që drejtohej nga shtetasi me iniciale G.M., 25 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi me iniciale G.M., 23 vjeç, banues në Cakran të Fierit si edhe janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri tjetër, shtetasit G.M., 25 vjeç, dhe O.B., 20 vjeç, të dy banues në Mallakastër.

Këta shtetas ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, që ka ndodhur në orën 00:15 të ditës së sotme.

Top Channel