Probleme për Beyonce, shtyn koncertin

08/09/2016 00:00

Problemet që  ka me kordat e zërit, e detyruan Beyonce që të shtyjë koncertin në Nju Jork të 7 shtatorit. Shfaqja në MetLife Stadium u shty për në 7 tetor.

Këngëtarja amerikane bëri të ditur se nuk do të shtyhen datat e tjera të koncerteve të turit të saj “Formation World Tour”.

Etapat e programit në St.Louis, Los Angeles, Santa Clara, Houston e Neë Orleans ngelen në program siç ishte parashikuar.

Pop stari u kurorëzua para pak kohësh si mbretëresha absolute në Mtv VMA 2016. Ajo festoi edhe 35 vjetorin e saj në Philadelphia për të marrë pjesë në BudWeiser Made in America Festival, të organizuar nga bashkëshorti i saj Jay Z.

Top Channel