OBSH: Zika anomali edhe në tru

08/09/2016 00:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka cilësuar virusin Zika si shkaktarin e anomalive te trurit tek foshnjat, përfshirë këtu edhe mikrocefalinë.

Pasi kanë mbledhur të gjitha provat që nga muaji mars, OBSH tha se me shumë gjasa virusi është shkaktar për sindromën Guillain-Barré.

Çrregullimet neurologjike kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me Zikën.

Ekipet shkencore kanë bërë një punë të madhe edhe në diagnozën e virusit, vaksinën parandaluese, si edhe për trajtimet pas diagnostifikimit.

Më herët OBSH e ka cilësuar Zikën një emergjencë globale, pasi virusi është i përhapur.

Zika madje po vazhdon të infektojë vende të reja, ashtu sikurse  Azia Juglindore. Lidhja midis Zikës dhe mikrocefalise u përfol për herë të parë vjeshtën e kaluar në Brazil, ku vendi ka konfirmuar më shumë se 1.800 raste.

Shumica dërrmuese e njerëzve të infektuar me Zika nuk kanë simptoma të rënda, madje rreth 80 për qind e tyre nuk kanë fare simptoma. Ato shfaqen me temperaturë të lehtë dhe skuqje të syve.

Top Channel