Manovra dhe rrotullime në rrugët e fshatit, 20-vjeçari përplas kalimtarët

07/09/2016 00:00

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethin e Lushnjes. Ngjarja është verifikuar në fshatin Kamçisht, ku shtetasi Mentiol Zonja, 20 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” me targë AA 632 BE, ka humbur kontrolin e më pas ka përplasur 2 kalimtarë të cilët ndodheshin në atë moment në rrugë.

Ata janë Elizabeta Qosja, 53 vjeçe dhe një djalë 19 vjeç me inicialet E.M. Nga kjo përplasje ka marrë dëmtime të rënda ky i fundit, i cili në gjendje kome është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 53-vjeçarja ka marrë mjekimin në spitalin e Lushnjes dhe është larguar.

Banorët e zonës shprehen se në momentin e aksidentit, 20-vjeçari ka qenë me shpejtësi të lartë dhe duke bërë dhe manovra me rrotulllime në rrugët e fshatit.

Pas disa minutash duke luajtur me makinë, ai ka përplasur 2 kalimtarët. Policia e Lushnjës e ka shoqëruar atë në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel