FIFA: Ja kush mund të luajë për Kosovën

07/09/2016 00:00

FIFA i ka dhënë fund diskutimit në lidhje me futbollistët me origjinë kosovare që kanë përfaqësuar më parë skuadra të tjera kombëtare dhe tani duan të zgjedhin atë të Kosovës.

Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka sqaruar se asnjë lojtar që ka veshur fanellën e një kombëtareje tjetër në një ndeshje zyrtare pas datës 13 maj (datë kur Kosova u anëtarësua në FIFA) nuk ka të drejtën e ndryshimit të përfaqësueses, në këtë rast të zgjedh Kosovën.

Kjo do të thotë se të gjithë lojtarët me origjinë kosovare që kanë luajtur në Europian nuk mund të ndryshojnë përfaqësuese. Këtu padyshim përfshihen lojtarët kosovarë që luajnë me Shqipërinë apo Zvicrën.

Me pak fjalë, Xhaka, Shaqiri, Tarashaj apo Behrami tashmë nuk mund të ndryshojnë kombëtare.

Mirëpo, nga kjo e drejtë nuk janë të privuar emra si Adnan Januzaj, Besart Berisha, Valdet Rama apo Loret Sadiku, të cilët në rast dëshire, mund të zgjedhin të luajnë për Kosovën pasi nuk kanë asnjë paraqitje në një ndeshje zyrtare me një përfaqësuese tjetër pas datës 13 maj.

Top Channel