Avokati turk i Popullit: Turqia, tempull i demokracisë

07/09/2016 00:00

Rreth 3 milionë refugjatë sirianë strehohen në Turqi, në kampet e ngritura në kufi me Sirinë dhe jashtë tyre. BE nënshkroi në muajin mars një marrëveshje me shtetin turk, e cila do të sillte përfitime të tjera për Turqinë, por ombudsmani turk thotë se me sa duket, Bashkimi Europian nuk ishte i sinqertë në ofertën e tij.

“Kjo do të mundësonte që qytetarët turq të përfitonin lëvizjen e lirë në qershor të 2016 s, gjithashtu do të celeshin negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE. BE do të jepte 3 mld euro fillimisht për trajtimin e refugjatëve dhe 3 mld më vonë, gjë që nuk ka ndodhur”, deklaron Mehmet Elkatmis, Avokat i Popullit në Turqi.

Zoti Elkatmis thotë se vendi i tij respekton të drejtat e njeriut në trajtimin që u bën refugjatëve sirianë. Por çfarë ndodh me të drejtat e njeriut të vetë qytetarëve turq, në një kohë kur dhjetëra mijëra vetë u burgosën pas akuzave se kishin marrë pjesë në grushtin e shtetit të 15 korrikut?

“Nuk është e nevojshme të flasim për të drejtat e njeriut në Turqi sepse është e dukshme se si popullsia turke i ka dalë përballë demokracisë. Kjo është e mjaftueshme për të treguar sesa i ndjeshëm është populli turk, edhe në ditën e grushtit të shtetit parlamenti ishte i hapur”, thotë Elkatmis.

Top Channel