Tepelenë, asgjësohen 27.300 bimë kanabis në Luzat

07/09/2016 00:00

Forcat e policisë së Tepelenës, në vijim të operacioneve kundër kultivimit të kanabisit kanë asgjësuar këtë të mërkurë 27.300 bimë narkotike.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se operacioni është shtrirë në fshatin Luzat, ku bimët janë gjetur të mbjella në disa parcela, në vendin e quajtur Bamull.

Sipas burimeve, bimët janë asgjësuar me anë të zjarrit, ndërsa autoritetet po hetojnë për identifikimin e personave përgjegjës për kultivimin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel