Migracioni, nesër dita e dytë e konferencës së Ombudsmanit

07/09/2016 00:00

Zhvillohet paraditen e së enjtes në Tiranë dita e dytë e punimeve të konferencës “Sfidat e institucioneve të Ombudsmanit përballë flukseve të përziera migratore”.

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Avokatit të Popullit, konferenca do të nisë punimet në orën 09:00 në një nga hotelet e kryeqytetit dhe do të ketë një pjesëmarrje të nivelit të lartë.

Në fund të saj palët pjesëmarrëse parashikohet të miratojnë një dokument të përbashkët që do të mbajë titullin “Deklarata e Tiranës për Migracionin”, e cila do të ketë gjithashtu një rëndësi historike sa i takon përmbajtjes dhe qëllimit të saj.

Në kuadër të këtij eventi, gjatë pasdites avokati Igli Totozani u takua me komisioneren e OKB për të drejtat e njeriut, Kate Gilmore.

Ata Diskutuan mbi vëmendjen e veçantë që i duhet kushtuar krizës migratore dhe zgjidhjeve që duhen ofruar, në përputhje me konventat e standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Gilmore konfirmoi mbështetjen për institucionin e Avokatit të Popullit, si një ndër mekanizmat kryesorë në monitorimin dhe ruajtjen e këtyre të drejtave.

Top Channel