Punimet në sheshin “Skënderbej”, ja si devijon trafiku

07/09/2016 00:00

Për shkak të punimeve në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, trafiku ka pësuar devijime të ndjeshme.

Me anë të një njoftimi, Bashkia e Tiranës, ka bërë të ditur se qarkullimi i automjeteve në Sheshin “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës e ndarë në dy faza

1. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” segmenti nga rruga “Ded Gjo Luli” deri në fillim të sheshit “Skënderbej” do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes veri-jug, pjesa lindore e Muzeut Historik Kombëtar do të jetë e bllokuar. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” me drejtim veri – jug për në sheshin “Skënderbej”, do të devijohet djathtas në rrugën “Ded Gjon Luli” .

2. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të bëhet i kufizuar, vetëm në drejtimin e lëvizjes drejt rrugës së Durrësit dhe djathtas në drejtim të bulevardit “Zog I”.

3. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore, drejtimi lëvizjes Jug – Veri do të devijohet vetëm djathtas përpara xhamisë së Et’hem Beut në rrugën “Luigj Guakuqi”dhe rrugës “Abdi Toptani”.

4. Qarkullimi i mjeteve për pjesën perëndimore dhe lindore e Sheshit “Skënderbej”, do të jetë i bllokuar.

5. Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së “Kavajës”, segmenti midis Ded Gjo Luli” dhe Sheshit “Skënderbej” në anën veriore të Bankës së Shqipërisë, do të jetë i bllokuar.

6. Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e  “Durrësit” drejtimi lëvizjes drejt sheshit “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes vetëm djathtas.

7. Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më   poshtë:

• Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit” do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Faza II

8. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me bulevardin “Zogu I”.

9. Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së Durrësit në anën veriore të Muzeut Kombëtar, do të jetë i bllokuar.

10. Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më   poshtë:

• Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Qendër-Laprakë-Qendër”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” me itenerar sipas qarkullimit të lejuar.

• Linja “Instituti”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” itenerar sipas qarkullimit te lejuar.

FOTO GALERI
1/2
Faza 1

Top Channel