Qytetet më të shtrenjtë në botë për të jetuar

07/09/2016 00:00

Për të gjithë ata që janë kuriozë për qytetet më të shtrenjta në botë, Njësia e Inteligjencës e “The Economist” publikon çdo vit një raport.

Për të tretin vit radhazi në krye të kësaj liste qëndron Singapori, ndërsa ndiqet nga Zyrihu dhe më pas Hong Kongu.

Studimi krahason më shumë se 400 çmime individuale të 160 produkteve dhe shërbimeve dhe normat e paqëndrueshme të kursit të këmbimit janë rritur gjatë këtij studimi.

Jon Copestake, një nga redaktorët e anketës, e ka cilësuar këtë vit si vitin më ta paqëndrueshëm në 17 vitet e punës së tij. “Çmimet në rënie të mallrave kanë krijuar deflacion në disa vende, por në vende të tjera ka pasur rritje të theksuar të inflacionit si pasojë e dobësimit të monedhës”, shprehet Copestake.

Në fotogaleri mund të shihni 9 qytetet më të shtrenjtë në botë për të jetuar.

FOTO GALERI
1/9
9. Seul, Koreja e Jugut - Kostoja e jetesës në kryeqytetin e Koresë së Jugut është thuajse në të njëjtin nivel me Kopenhagenin e Los Anxhelesin.

Top Channel