Bulqizë, sekuestrohen 10.3 kg kanabis; 5 të arrestuar

07/09/2016 08:40

Në Shupenzë të Bulqizës janë sekuestruar 10.3 kg kanabis sativa dhe janë arrestuar 5 persona, pas një operacioni të policisë të koduar “Vjeshtë 2016”.

Shtetasit e arrestuar janë Bledar Gjoka, 43 vjeç, banues në Laç, drejtues i mjetit me targa AA 959 IO, Golf -5, në pronësi të shtetasit Ervis Karaj, i arrestuar gjatë operacionit; Xhevahir Rexhepi, 48 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, person i cili udhëtonte me mjetin me targa AA 959 IO; Shefki Totraku, 40 vjeç, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Tiranë, i cili drejtonte automjetin me targa AA 486 MN (markë Peugot), Ridvan Likaj, 29 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, i cili drejtonte automjetin me targa AA 450 EM, Ervis Karaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, person i cili udhëtonte me automjetin me targa AA 450 EM.

Shtetasit Bledar Gjoka e Xhevahir Rexhepi kishin lënë takim me Shefki Totrakun dhe porsa janë takuar në hyrje të Shupenzës, në një lokal, janë arrestuar në flagrancë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetet e tyre rezultoi se në bagazhin e automjetit me targa AA 959 IO, që drejtohej nga Bledar Gjoka, u gjetën dhe u sekuestruan dy thasë plastmasi të mbushur me kanabis në formën e boçes, me peshë 10.3 kilogramë.

U bë e mundur dhe kapja e arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të tjerë, të cilët ishin ulur po në të njëjtin lokal, por në tavolinë më vete, ku njëri prej tyre rezultoi pronari i automjetit ku u gjet lënda narkotike.

Top Channel