Vlorë, digjet vagoni i trenit jofunksional. Dyshohet e qëllimshme

06/09/2016 00:00

Një vagon treni, që ishte jashtë funksionit prej disa vitesh, u përfshi nga flakët. Pasditen e së martës, në stacionin e trenit në Vlorë mori flakë vagoni që ndodhej ende në binarë.

Sipas zjarrfikësve, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa është djegur gjysma e njërit nga 3 vagonat.

Ndërkohë, Policia e Vlorës nisi hetimet për zjarrvënie të qëllimshme, e të dyshuar mund të jenë edhe persona, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e këtyre vagonëve për të kaluar natën.

Treni në Vlorë ka më shumë se dy vite që nuk shkon, pasi disa segmente të hekurudhës u shkatërruan nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati.

Top Channel