Fiks Fare vijoi këtë të martë aty ku e la të hënën, me korrupsionin në universitetet shtetërore shqiptare, ku veç parave, sekserët kërkojnë edhe favore seksuale për të marrë provimet dhe diplomën.

Sekseri i kontaktuar nga bashkëpunëtorët e Fiks Fare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Besim Nasufi, pasi bëri ‘pazar’ për shumën e parave që duhej për provim, kërkon edhe favore seksuale.

Ai flet për një rast që e ‘kishte ndihmuar’ për të marrë provimet për tre vite, madje e kishte dërguar edhe në Gjermani.

“Ishte 3 vjet me mua. I mori të gjitha lëndët tak e tak, e futa edhe në master dhe e çova dhe në Gjermani. E rregullova unë. Kush ka ndenjur afër me mua me dëshirë të madhe e ka marrë diplomën. Me mua nuk e lënë dot pazarin e lartë pedagogët. Gjithandej mbarojnë punë me 200-300 euro, ndërsa mua më vijnë studentët part time dhe më thonë jam dorëzuar. Më bëj ça të duash”, thotë ai.

Pas kësaj, sekseri kërkon takim në një orar tjetër me bashkëpunëtoren e Fiksit dhe thotë edhe arsyen se përse.

“Të thashë në orën 9:00 që të rri i qetë vetëm me ty. Unë nuk ta marr plaçkën, aty e ke. Është një orë që nuk ka njerëz, ose ditë të shtunë ose të dielë. Pse atë që e kisha une e merrte vesh burri? Tre vite ajo, futej të zyra ime dhe filloi punë. S’ka për ta marrë vesh asnjëri që t’i për shembull të bëhesh e dashura ime”, i thotë ai.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i thotë që ka një burrë dhe i përmend nderin.

“Burrin aty e ke. Ç’punë ke me burrin. Nderin? Mbaje nderin mos e lësho”, i përgjigjet ai.

Top Channel