Mat, asgjësohen 3600 bimë kanabis

06/09/2016 00:00

Në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Shkalla e Bardhë”, Njësia Administrative Baz në Mat, janë gjetur të kultivuara në parcela të hapura rishtas 3600 bimë narkotike.

Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies. 

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të kultivimit të bimëve.

Top Channel