Shëndeti mendor, sëmundjet janë normale, por në Shqipëri stigmatizohen

06/09/2016 00:00

Sëmundjet mendore dhe ata që vuajnë prej tyre stigmatizohen nga shqiptarët, edhe nëse bëhet fjalë për të afërm të tyre. Por në botën e civilizuar shëndeti mendor trajtohet në mënyrë normale, ashtu siç trajtohet edhe një grip. Ndërkohë, stigmatizimi i kësaj kategorie ka sjellë si pasojë izolimin, mbylljen në vetvete dhe më pas veprime të tyre fatale, për veten dhe të tjerët.

Ngjarjet e rënda nga tronditjet psikologjike në Shqipëri kanë prekur të gjithë, nga figura publike e deri tek njerëz të zakonshëm dhe me pasoja të rënda për veten dhe të tjerët. Edhe sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 ne 4 persona vuan ng probleme të shëndetit mendor, çka e bën atë të konsiderohet thuajse si një sëmundje normale.

“Nga afër askush nuk është normal. Sistemi shëndetësor është proaktiv vetëm atëherë kur identifikohen rastet, ose kur ato vijnë tek sistemi shëndetësor”, thotë zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Shoqëria shqiptare  vuan ende nga probleme të stigmeë që bën që persona me probleme të shëndetit mendor të mos trajtohen siç duhet duke bërë shpeshherë dhe rrezik për vetë shoqërinë.

Janë të shumta rastet kur mësojmë se dikush që na është dukur normal ka kryer një akt jonormal, por Rrjepaj thekson rolin e familjes në përballimin e situatave me të sëmurë të tillë.

“Rastet të cilat mund të jenë të sëmurë mendorë dhe mund të kenë probleme janë raste për arsye që nuk marrim mjekimin, nuk dalin, për arsye që familjet i mbajnë të mbyllura sepse nuk duan që të dalë në komunitet që fëmija, gruaja apo dikush tjetër janë të çmendur”, thotë Rrjepaj.
 
Sistemi shëndetësor në Shqipëri ofron qendra komunitare apo shtëpitë mbështetëse, që ofrojnë shërbim për persona me probleme të shëndetit mendor që nuk kanë nevojë të shtrohen në spital. Në lidhje me rastet problematike në Shqipëri, shtrimet e detyruara bëhen vetëm me vendim gjykate, pasi Shqiperia ka nënshkruar Konventën e të Drejtave të Njeriut. Por derisa të arrijë puna aty, ka shenja të tjera që duhet të ndihmojnë familjarët dhe të afërmit të parandalojnë përkeqësimin e situatës dh shërimin, si çdo sëmundje tjetër.

“Familja si bërthamë, vetë individi, miqtë, shokët, të afërmit, që identifikojnë një person që ka elementë të depresionit, mund të kërkohët ndihmë tek mjeku i familjes”,  deklaron zv.ministri i Shëndetësisë.

Në kontrollin shëndetësor që po i bëhet popullatës, Rrjepaj thekson se në pyetësor ka elementë të identifikimit të problemeve të shëndetit mendor. Por duket se ende sistemi nuk arrin identifikimin, mjekimin e kësaj kategorie, në të cilën, nëse nuk trajtohesh, mund të bien shumë individë, duke sjellë edhe pasoja të rënda për shoqërinë.

Top Channel