Aksident ballor në Moskë, vdes shoferi personal i Vladimir Putin

06/09/2016 00:00

Në një qendër urbane si Moska aksidentet rrugore nuk janë të rralla, por sa janë mundësitë që në një të tillë të përfshihet shoferi i preferuar i Presidentit rus?

Pamjet filmike që janë publikuar fillimisht nga mediat ruse e më pas janë përhapur me shpejtësi në internet tregojnë momentin dramatik të përplasjes ballore mes dy automjeteve, një tip Mercedes Benz dhe një tjetër BMË.

Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se kjo e fundit ishte e regjistruar si makinë e Këshillit të Federatës, ose siç njihet jashtë rusisë Senati i Parlamentit rus. Mjeti drejtohej nga shoferi personal dhe i preferuar i vetë Presidentit rus, Vladimir Putin.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa shoferi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident është plagosur në gjendje kritike për jetën.

Kremlini konfirmoi përfshirjen në aksident të një shoferi të Presidentit Putin, por shtoi se në momentin e përplasjes shefi i Kremlinit nuk ka qenë në të.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel