Aventura “e çmendur” e alpinistëve në Malin e Bardhë

06/09/2016 00:00

Alpinizmi është një sport i bukur, që kërkon njëkohësisht edhe një guxim të jashtëzakonshëm. Një gjë të tillë e vërteton edhe një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa turistë që përpiqen të kalojnë një çarje të thellë në Malin e Bardhë, maja më e lartë e Alpeve europiane.

E bëjnë këtë gjë të pavëmendshëm ndaj rreziqeve që u kanosen. Madje janë aq të “çmendur” saqë duken si të ishin nisur për në plazh, duke mos pasur as pajisje siguruese dhe duke mos qenë të veshur siç duhet për turizëm malor.

Mes tyre ka edhe fëmijë, e pavarësisht kësaj asgjë nuk i ka trembur ata. Fotot janë kapur gjatë fundjavës së kaluar në Malin e Bardhë nga Luca Montanari, ekspert i shpëtimit në rastet ekstreme të ngjitjeve alpine, si dhe anëtar i shkollës veroneze “XMountain”, por edhe dekan i liceut të ngjitjeve alpine të Tiones, në Trentino.

Top Channel