Vdekja e 17-vjeçarit, këshilltarët e PD kallëzojnë Veliajn

06/09/2015 00:00

Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës kanë bërë këtë të martë një kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit Erion Veliaj.

Përmes një njoftimi për shtyp, këshilltarët e djathtë kanë bërë me dije se kallëzimi ka të bëjë me një numër të madh shkeljes ligjore, të cilat kanë sjellë sipas tyre vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës një muaj më parë.

“Zanafilla e paligjshmërisë nis me krijimin e shoqerisë “Eco Tirana”, me dhënien e 49 për qind të kapitaleve një firme italiane pa garë, pa konkurs, pa transparencë dhe më pas me kushtet e rënda të paligjshmërisë në punën që bëhej në landfillin e Sharrës, ku për të gjitha është përgjegjës drejtuesi i bashkisë, Erjon Veliaj”, thuhet në njoftimin e PD.

Në të nënvizohet se, pas hulumtimit ekspertët e PD kanë zbuluar të gjitha shkeljet e Veliajt dhe konkretisht ai është kallëzuar për:

1– ”Shpërdorim detyre” neni 248 KP;
2– “Shpërdorimi i kompetencave” neni 164 KP;
3– “Punësimi i paligjshëm” neni 170/a KP;
4– “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” neni 251 KP;
5– “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti” neni 256 KP;
6– “Përfitimi i paligjshëm i interesave” neni 257;
7– “Shkelja e Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankandeve” neni 258.

Top Channel