Çfarë spektakli në qiellin francez

06/09/2016 00:00

Franca u bë vendi organizator i Kampionatit Botëror të akrobacisë me parashutë. Në qiellin e vendit transalpin spektakli ishte i mahnitshëm teksa pjesëmarrësit shfaqën manovrat e tyre më të mira në një lartësi prej 800 metra.

Garimi në këtë Botëror ishte në aspektin individual si dhe në manovrat e sinkronizuara.

Në manovrat individuale ishte francezi Fransua Ragolski ai që u shpall kampion bote duke lënë në vendin e dytë bashkëkombasin tij Tim Alonzhi, ndërkohë që i treti u pozicionua spanjolli Lorens.

Për femra titulli i shkoi Kristina Kolb e ndjekur nga Nikol Shmidt dhe Lea Hesenberger.

Në manovrat e sinkronizuara dominuan vëllezërit Rodriguez pas 7 fluturimeve. Në vendin e dytë u pozicionua dyshja Lorens-De Blik, ndërsa në të tretin u klasifikuan zviceranët Gajser dhe Paclard.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel