Tiranë, grabitet kompania e ndërtimit; autorët largohen me kasafortën

06/09/2015 00:00

Zyrat e një kompanie ndërtimi në Tiranë janë vjedhur në orët e para të së martës nga persona ende të pa identifikuar.

Me anë të thyerjes autorët kanë arritur të hyjnë në zyrën e administratorit të kompanisë, duke marrë prej aty kasafortën.

Nga deklaratat e para të bëra nga drejtuesit e subjektit privat në polici mësohet se në kasafortë gjendej një sasi prej 14 milionë lekësh të vjetra.

Uniformat blu kanë nisur tashmë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dy ditë më parë zyrat e një tjetër kompanie në zonën e Kombinatit u vodhën, me autorët që arritën të merrnin 7 milionë lekë të vjetra.

Top Channel