Kombëtarja shtyn sfidën Vllaznia-Kukësi

06/09/2016 00:00

Shtyhet me 24 orë ndeshja Vllaznia-Kukësi për javën e parë të Kategorisë Superiore. E programuar për t’u zhvilluar këtë të mërkurë në orën 19:00, kjo përballje mes kuqebluve dhe fituesve të Kupës së Shqipërisë do të luhet të enjten në të njëjtën orë.

Ky ndryshim nga Federata Shqiptare e Futbollit erdhi për shkak të ndërprerjes se ndeshjes kualifikuese me Maqedoninë me 15 minutat e fundit që duhej të luheshin një ditë më pas.

Institucioni i futbollit për të mos e rënduar më shumë terrenin e rikonstruktuar të “Loro Boriçit” e pa të arsyeshme që shtyhej me 24 orë sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit.

Ky opsion është pranuar nga të dyja palët, pasi si kuqeblutë ashtu edhe verilindorët dëshirojnë të luajnë në impinatin e rikonstruktuar të Shkodrës, ku edhe interesi i tifozëve për ta ndjekur këtë sfidë është më i madh.

Top Channel