Gjimshiti “ok”, kombëtarja kaloi natën në Bushat

06/09/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati të luajë minutat e mbetura të sfidës me Maqedoninë. Pas ndeshjes, pati një frikë për mbrojtësin Gjimshiti për të cilin u tha se është dëmtuar, por lojtari është gati të zbresë në fushën e lojës.

Për shkak se De Biasi kishte bërë të treja zëvendësimet, atëherë dëmtimi i Gjimshitit do të thoshte se kuqezinjtë do të luanin me 10 lojtarë, por mbrojtësi është riaftësuar në kohë.

Ndërkohë, ndërprerja e ndeshjes ka gjetur të pa përgatitur Federatën Shqiptare të Futbollit e cila nuk kishte pronotuar asnjë hotel për lojtarët. Për këtë arsye, kombëtarja është detyruar të kalojë natën në një hotel në Bushat.

Siç raportoi gazetari i Top Channel, Endi Tufa, në Shkodër vijojnë reshjet e shiut, ndërsa edhe atmosfera nuk është e njëjtë si ajo e mbrëmjes së të hënës.

Gjithsesi, lojtarët janë shumë të përqendruar dhe do të bëjnë të pamundurën që të fitojnë takimin dhe të marrin tre pikët e para.

Top Channel