Messi qetëson tifozët

06/09/2016 00:00

Lionel Messi pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Argjentinën ndaj Uruguajit dhe menjëherë u fol për një dëmtim tjetër të rëndë të ylli të Barcelonës.

Por është vetë lojtari që ka dashur të qetësojë tifozët e Barcelonës. Ai falenderoi të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve, ndërsa me një postim në rrjetet sociale, ai që siguroi tifozët se nuk ka asgjë serioze. Mundësitë ekzistojnë që Messi të jetë i gatshëm që për ndeshjen e radhës ndaj Deportivo Alaves-it, megjithatë trajneri i Barcës Luis Enrique nuk ka ndërmend ta rrezikojë 29-vjeçarin dhe sipas të gjitha gjasave Leo do të ulet në stol në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të La Ligas.

Messi i cili ishte përcaktues me golin e tij në fitoren 1-0 të Argjentinës ndaj Uruguai, u largua përpara kohe nga grumbullimi i kombëtares “albiceleste” duke humbur kështu ndeshjen ndaj Venezuelës.

Top Channel