Panda tashmë nuk është një specie e rrezikuar. Në saje të zhvillimit të habitatit të tyre, numri i pandave gjigante është rritur me 17% nga viti 2004 deri në vitin 2014. Në atë vit në Kinë u numëruan 1864 panda.

Vendbanimi i tyre i hershëm ka qenë pjesa jugore e Kinës. Një panda gjigante në Kinë ka lindur binjakë. Që nga viti 1970, fushata për mbrojtjen e pandave ka qenë një prej më intensiveve.

Ato ishin cilësuar nga qeveria kineze specie në zhdukje, pasi ishin numëruar afërisht 2459 panda në të gjithë botën. Lëkura e tyre u ndalua nga tregtia në vitin 1981 pasi gjuetia e tyre ishte kthyer në biznes për shumë persona.

Ndërkohë, partneriteti mes qeverisë kineze dhe organizatave ndërkombëtare jo qeveritare për mbrojtjen e kafshëve janë rritur. Po ashtu, në vend është përmirësuar mbrojtja e pyjeve, por ndryshimi i klimës është një kërcënim i madh se mund të eliminojë më shumë se 35% të habitatit të pandave në 80 vitet e ardhshme.

Ndërsa të ashtuquajturat “gorillat lindore” të cilat janë të vendosura në pyjet malore të Republikës Demokratike të Kongos janë kthyer në viktimat e radhës.

Gjuetia e “gorillave lindore”, e nxitur nga përhapja e armëve të zjarrit, ka çuar në një rënie të popullsisë se tyre prej më shumë se 70% në 20 vitet e fundit.

Top Channel