Trendi i ri i lyerjes së flokëve

06/09/2016 00:00

A keni pasur gjithmonë dëshirën të eksperimentoni me ngjyrën e flokëve por ju ka munguar guximi? Trendi i ri në botë mund t’ju lejojë që të lyeni flokët me 7 ngjyra të ndryshme por në të njëjtën kohë të mbani edhe atë aktuale.

Nën hashtagun #hiddenrainbow apo në shqip “ylberi i fshehur” mund të shikoni “shpikjen” më të re të parukiereve. Ato lyejnë flokët tuaj me ngjyra të ndryshme, por jo edhe fijet e para.

Një femër me “ylberin e fshehur” nuk ka asgjë të pazakontë, pasi në pamje të parë ju nuk mund të dalloni se ajo në të vërtetë ka 7 ngjyra të ndryshme në flokët e saj.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel