Qosja mbetet në burg: Nuk doja të vrisja policin

06/09/2015 00:00

Në seancën ku u vendos “arrest me burg”, David Qosja pohoi me zë të mekur dhe duke lëvizur kokën ndaj qëndrimit të Prokurorisë që e akuzon për vrasjen e efektivit Ardian Kodra dhe rrezikimin e jetës së dy policëve të tjerë.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, në vetëm një moment Qosja korrigjoi akuzën madje edhe rrëfimin e tij të mëparshëm në të cilin kishte shpjeguar se “qëlloi me armë për t’ju përgjigjur të shtënave që kishin ardhur nga mali”.

“Pak a shumë është ashtu, por qëllova se me qëlluan me armë nga shtëpia e fqinjit”, u justifikua David Qosja deklaratat e të cilit vijojnë të jenë kontradiktore.

Por, megjithëse ka dyshime se i riu vuan nga depresioni për shkak të disa fatkeqësive familjare, prokurori nuk e përmendi në asnjë moment këtë qëndrim.

Duke ju referuar dinamikës së ngjarjes, prokurori tha se pas krismave, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mbërritën në Torovicë dhe gjatë plan vendosjes, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra, u qëllua për vdekje.

Pyetjes së mëparshme të Prokurorisë se përse qëlloi mbi policinë, Qosja i ishte përgjigjur: “Qëllova sepse nuk doja që policia të hynte në shtëpi”.

Top Channel