Vijon fushata, Rama: Projekte serioze për fshatrat e Dibrës

06/09/2015 00:00

Kandidati i koalicionit të majtë për Dibrën, Muharem Rama vijoi në kuadër të fushatës elektorale bashkëbisedimet me banorët në Pollozhan dhe Sohodoll.

Në këto takime ai shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri.

Përpara qytetarëve të Pollozhanit, Rama prezantoi programin elektoral, ndërsa kërkoi votën e tyre në 11 Shtator.

“Përveç rrugës, për Pollozhanin kemi edhe projekte të tjera. Ju e keni parë edhe Peshkopinë që është bërë një kantier i madh ndërtimi. Kemi projekte në sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, ujit të pijshëm, projekte për ndërtimin e rrugës së varrezave, kemi program për subvencionet në bujqësi e blegtori”, u shpreh Rama.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli insistoi se dibranët nuk duhet të gabojnë me zgjedhjen e tyre në votimet e kësaj fundjave.

Nga ana tjetër, koordinatori socialist për Dibrën Damian Gjiknuri, Duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit theksoi se kampin opozitar e ka përfshirë paniku i humbjes.

Top Channel