Vlorë, asgjësohen 60 parcela me kanabis

06/09/2015 00:00

Në kuadër të aksioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 24 orëve të fundit policia e Vlorës ka asgjësuar 60 parcela me rreth 7.700 rrënjë kanabis sativa.

Sipas një njoftimi për shtyp, bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Çerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë.

Ato ishin të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegës me zjarr. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve.

Top Channel